SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

schedule18:57 - 28 Mars, 2025

schedule 18:57 - 28 Mars, 2025

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon vezë nga e gjithë bota për të lehtësuar mungesën e rëndë që ka bërë që çmimet e vezëve të arrijnë nivele rekord. Gjermania është një ndër vendet që ka rritur ndjeshëm eksportin e vezëve në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë vendi europian e ka të pamundur të dërgojë një sasi të madhe të vezëve pasi edhe vetë i importon. Vezët e prodhuara në Gjermani mbulojnë vetëm rreth 73% të vezëve të konsumuara dhe importet nga Holanda mbulojnë nevojën e konsumatorëve.

Italia, Polonia dhe Suedia janë ndër vendet që Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së u ka kërkuar rritje të eksporteve. Në Poloni zyrtarët veterinar po përpiqen të përcaktojnë nëse vendi dhe fermerët e tij mund të përmbushin kërkesat e certifikimit të SHBA-së për vezët e importuara.

Megjithatë tarifat e Donald Trump e kanë bërë të vështirë eksportin e shumë mallrave në SHBA. Shumë zyrtarë në Evropë thonë se nga tarifat nuk bën përjashtim as eksporti I vezëve.

Veç kësaj rregulloret ameirkane për sigurinë ushqimore kërkojnë që vezët e freskëta të dezinfektohen dhe të ruhen në frigorifer përpara se të arrijnë tek blerësit; në Bashkimin Evropian, standardet e sigurisë kërkojnë që vezët e klasës A të shiten të palara dhe pa ftohje.

Vezët nuk pastrohen në shumicën e 27 vendeve anëtare të BE-së për shkak të shqetësimeve se heqja e një shtrese mbrojtëse nga lëvozhga e vezëve i bën ato më të prekshme ndaj baktereve. Ligji amerikan kërkon pikërisht të kundërtën e kësaj. Vetë vendet evropiane nuk kanë shumë vezë të tepërta për shkak të përphapjes së gripit të shpendëve dhe kërkesës së brendshme në rritje përpara Pashkëve.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!