Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë operacionet e tyre të kërkim shpëtimit për një nga pilotët i cili ka mbetur brenda territorit Iranian pasi një Avion Luftarak F15 u rrëzua te premten brenda territorit të këtij shteti.
Irani shënjestroi ditën e djeshme edhe një Avion A10 që u rrëzua pranë ngushticës së Hormuzit pasi po kërkonte për gjetjen e pilotit të zhdukur nga F15, por ushtria Amerikane edhe në këtë rast arriti të shpëtonte pilotin nga Avioni A10.
Irani ka ofruar mbi 50 mijë dollarë shpërblim për këdo që gjen të gjallë pilotin e mbetur brenda territorit të tij nga rrëzimi I Avionit F15, ndërsa fati I tij mbetet një mister.
Pasi deklaroi se sulmi ndaj Avionëve Amerikanë nuk do të ndikonte në Negociata me Teheranin, Donald Tump thotë se nuk e di ende se cfarë do te bënte nëse piloti i rrezuar nga F15 do te humbte jetën apo do te kapej nga Irani duke sinjalizuar kështu se Shtetet e Bashkuara mund te hakmerreshin ashpër.
Media Britanike “The Telegraph” raporton se forca te njësisë Speciale ter Shteteve te Bashkuara kane hyre ne Iran mbrëmjen e te premtes ne nje operacion tokësor për të shpëtuar pilotin.
Rrëzimi i një avioni luftarak Amerikan F15 përbën deri më tani incidentin më të rëndë të ndodhur në luftën e nisur 5 javë më parë me sulmet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit.
/abcnews.al/


