“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova të qarta se forcat ruse kanë vënë në shënjestër qëllimisht civilët, spitalet dhe vendet e strehimit”, tha të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Sipas zyrtarit amerikan SHBA gjithashtu ka parë indikacione të sjelljes në terren nga forcat ruse që do të përbënin gjithashtu krime lufte.
Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po ndihmon në sigurimin e provave për hetimet e shumta në vazhdim nëse Rusia po kryen krime lufte.
“Administrata do të ndihmojë në sigurimin e provave për hetimet e shumta që po ndodhin, por ne shohim prova të qarta se ata po kryejnë krime lufte përmes këtyre sulmeve pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civilë dhe popullit të Ukrainës”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.
/Abcnews.al/