Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“SHBA ka goditur 30 anije iraniane”, Neziri: Sipas mediave, Irani kërkon bisedime të kushtëzuara për paqe

schedule21:37 - 10 Mars, 2026

schedule 21:37 - 10 Mars, 2026

Kolonel Sami Neziri deklaroi se Irani ka kapacitete të kufizuara detare për të bllokuar ngushticën e Ngushtica e Hormuzit, pasi rreth 30 anije iraniane janë goditur nga Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi gjithashtu se mundësia për negociata mbetet e ulët, pasi ka deklarata kontradiktore nga Donald Trump dhe sinjale diplomatike të kushtëzuara nga Iran për ndaljen e sulmeve.

“Nuk besoj se do të ketë negociata. Ngushtica e Hormuzit: Irani ka kapacitete që ta bllokojë, por kapacitetet detare që i kanë ngelur janë të pakta; rreth 30 anije të Iranit janë goditur nga SHBA. Edhe nëse vendos mina, ato mund të pastrohen dhe negociata për Hormuzin, nëse do të ketë, do të jenë për gjithë konfliktin.



Nuk besoj se SHBA është e gatshme të ulet në negociata. Ka pasur deklarime kontradiktore, ku edhe vetë Trump i ka përmendur. Ka pasur sinjale diplomatike edhe nga Irani; disa media indiane kanë raportuar se Irani ka pasur tentativa për t’u ulur në bisedime me kushtin që të ndalen sulmet.

Trump thotë se në krye të Iranit duhet të jetë një person që e njeh Trump, pra kërkon një qasje si për Venezuelën.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!