Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedonin me Iranin për rikthimin në marrëveshjen e vitit 2015 që synonte të parandalonte Teheranin nga prodhimi i armëve bërthamore, tre vjet pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja.
Irani reagoi me qetësi ndaj idesë së Shteteve të Bashkuara, të paraqitur nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë një takimi virtual me homologët e tij britanikë, francezë dhe gjermanë të mbledhur në Paris.
Blinken përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se administrata e Presidentit Joe Biden do të kthehej në marrëveshjen bërthamore nëse Irani do ta zbatonte atë plotësisht.
“Sekretari Blinken përsëriti se … nëse Irani kthehet tek marrëveshja duke e zbatuar atë plotësisht, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të njëjtën gjë dhe janë të përgatitura të përfshihen në diskutime me Iranin drejt arritjes së këtij qëllimi”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga katër vendet.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Uashingtoni do t’i përgjigjej pozitivisht çdo ftese të Bashkimit Evropian për bisedime midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha që negociuan marrëveshjen origjinale: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi gati të marrim pjesë nëse një takim i tillë do të zhvillohej”, i tha zyrtari agjencisë së lajmeve Reuters, duke folur në kushte anonimiteti, pasi një zyrtar i lartë i BE-së tha se ishte i gatshëm të thërriste një takim të tillë midis palëve që ishin pjesë e marrëveshjes.
Londra, Parisi dhe Berlini mirëpritën synimin e Presidentit Biden për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë me Iranin. Por Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u përgjigj duke thënë se Uashingtonit duhej të bënte lëvizjen e parë.
Irani filloi shkeljen e marrëveshjes në 2019 pasi ish Presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe vendosi përsëri sanksionet ekonomike ndaj regjimit iranian.
Teherani ka intensifikuar shkeljet e tij në muajt e fundit dhe hyri në një konflikt me administratën e Presidentit Biden mbi atë se kush duhet të lëvizte i pari për të shpëtuar marrëveshjen.Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër. Mësohet se automjeti i OSHEE-së ka rënë nga ura, duke përfunduar në lumin Drino dhe për pasojë dy elektricistë kanë humbur jetën.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Gazetarja Brikena Metaj raporton per ‘BalkanWeb’ se punonjësit Selfo Kallfa, 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.
Ndër të tjera Metaj raporton se trupat e viktimave i ka marrë rrjedha e lumit me vete. Polumbarët e RENEA-s dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.
Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./VOA