SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë forcën, zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

schedule11:21 - 2 Prill, 2024

schedule 11:21 - 2 Prill, 2024

Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan sot stërvitje ushtarake ajrore, të cilat përfshinin avionë luftarakë B-52 dhe bombardues të aftë për të mbajtur koka bërthamore.

Stërvitjet u zhvilluan tre orë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike drejt Detit të Japonisë, raporton AP.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se stërvitjet pranë ishullit Jeju u mbajtën për të “frenuar Korenë e Veriut nga zhvillimi i kërcënimeve bërthamore” dhe për të përmirësuar aftësinë e tre vendeve për t’iu përgjigjur kërcënimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!