Qeveria amerikane nuk ka arsye të besojë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza, tha një zyrtar amerikan.
Deklarata e tij erdhi si kundëpërgjigjie ndaj raportuesit special të Kombeve të Bashkuara i cili tha më herët se kishte baza të arsyeshme për ta dyshuar diçka të tillë.
“Ne përsërisim kundërshtimin tonë të gjatë ndaj mandatit të këtij raportuesi special, i cili është i njëanshëm kundër Izraelit,” i tha zyrtari AFP në kushte anonimiteti.
Në një raport të lëshuar të hënën, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze tha se ka “baza të arsyeshme” për të besuar se Izraeli ka kryer disa “akte gjenocidi” kundër palestinezëve në Gaza.
Ndërkohë ditën e djeshme, një delegacion izraelit, anuloi vizitën në SHBA pas miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Rripin e Gazës.
/abcnews.al