SHBA po diskuton hapjen e një korridori të sigurt kalimi për civilët në Rripin e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, tha të martën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, raportojnë mediat e huaja.
“Ne jemi të fokusuar në këtë çështje, janë duke u zhvilluar konsultime”, u shpreh Sullivan përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Por detajet e kësaj janë diçka që po diskutohet midis agjencive operative dhe unë nuk dua të ndaj shumë nga kjo publikisht në këtë kohë,” shtoi më tej Sullivan.
“Ne nuk synojmë qëllimisht civilët,” tha Sullivan për SHBA-në dhe Izraelin kur u pyet për viktimat civile në Gaza në konferencën për shtyp të së martës. “Ne po punojmë për të siguruar që operacionet tona ushtarake të kryhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe ligjin e luftës”, shtoi ai.
Ministria e shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 900 palestinezë janë vrarë dhe deri në 4600 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në enklavë që nga e shtuna. Autoritetet izraelite kanë konfirmuar 1200 viktima./abcnews.al