Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, ish-kandidati republikan kritikon Trump

schedule12:45 - 2 Janar, 2019

schedule 12:45 - 2 Janar, 2019

Ish-kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney ka kritikuar shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump se me politikat e tij ka përçarë popullin amerikan dhe ka krijuar pakënaqësi dhe frikë në të gjithë botën.

Ish-kandidati republikan për President, Mitt Romney ka kritikuar presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikë në mbarë botën. Në një artikull të botuar në “Washington Post”, Romney ka deklaruar se Trump nuk ka arritur të kalojë nga petku i miliarderit tek ai i presidencës. Romney ka qenë një kritik i Trump edhe më parë, por fitoi mbështetjen e tij për të kandiduar për postin e senatorit në Utah. Ndërsa Trump e ka sulmuar Romney-n në të kaluarën duke e cilësuar një kandidat të dështuar.

Artikulli vjen vetëm dy ditë para se Romney të bëjë betimin si senator dhe nga disa është konsideruar si përpjekje e tij për të sfiduar Trump në garën republikane të nominimit. Në shkrimin e tij, Romney vlerëson shumë prej reformave të Trump, si  atë të taksave dhe emërimin e gjyqtarëve konservatorë.

“Por me një komb kaq të përçarë, të dëshpëruar dhe të irrituar, cilësitë e lidershipit presidencial janë të domosdoshme. Dhe pikërisht në këtë aspekt ka mungesë të theksuar”, ka deklaruar Romney.

Duke nënvizuar se, ndërkohë e gjithë bota i ka kthyer sytë nga Shtetet e Bashkuara, ish-kandidati republikan ka shtuar se veprimet e Trump kanë shkaktuar pakënaqësi dhe frikë në mbarë globin. Romney shtoi se do t’i mbështesë ato politika të Trump që janë në interes të Shteteve të Bashkuara, por jo ato veprime të tij që janë përçarëse, seksiste, destruktive, kundër emigrantëve dhe institucioneve demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!