Administrata amerikane shpreson se vendimi i saj i fundit për të dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë do të inkurajojë Gjermaninë të bëjë të njëjtën gjë, diçka që Berlini e ka përjashtuar deri më tani, tha të enjten një zyrtar amerikan.
Një ditë më parë, Uashingtoni konfirmoi se kishte dërguar raketa me rreze të gjatë ATACMS në Kiev më herët këtë muaj, duke i dhënë forcave të armatosura ukrainase aftësinë për të goditur objektivat deri në 300 kilometra larg.
Përpara SHBA-së, Franca dhe Britania kishin furnizuar tashmë forcat e Kievit me raketa me rreze të gjatë – respektivisht SCALP dhe Storm Shadow – të afta për të goditur objektivat në një distancë prej rreth 250 kilometrash.
Kievi i ka kërkuar Gjermanisë prej muajsh që të furnizojë ushtrinë ukrainase me raketa lundrimi Taurus, të cilat kanë një rreze efektive deri në 500 kilometra.
Berlini, megjithatë, deri më tani ka refuzuar të vazhdojë me dërgimin e raketave të këtij lloji, nga frika e një përshkallëzimi të luftës./abcnews.al