SHBA, hidhen në internet pamjet e papublikuara të sulmeve të 11 shtatorit

schedule20:17 - 6 Shtator, 2018

schedule 20:17 - 6 Shtator, 2018

Shpërthim, re e madhe e pluhurit, njerëz që bërtasin, ikin dhe kolliten. Këto janë imazhet – deri më tani të papublikuara – të momenteve menjëherë pas katastrofës në Kullat Binjake më 11 shtator të vitit 2001, të xhiruara nga një operator i CBS, Mark LaGanga. Ndërsa afrohet përvjetori i 17-të i sulmeve të al Kaedës në Nju Jork dhe në Uashington, LaGanga rikthen videon e restauruar dhe e vendosi atë në YouTube. Në një kohë të shkurtër arriti mbi 4 milionë shikime.

Kjo është një video, pamjet e së cilës duken të njohura për ne, por që, për pjesën më të madhe, janë të papublikuara më parë. Pothuajse tridhjetë minuta realitet bruto, në të cilin LaGanga tregon qartë heroizmin e shpëtimtarëve. “Gjithçka u shemb, është një ferr i vërtetë”, thonë të tmerruar ata që operatori takon menjëherë pas rënies së kullës së parë.

Në filmime shfaqen policë, zjarrëfikës, punonjës të mbrojtjes civile të mbuluar nga pluhuri që mezi marrin frymë dhe flasin për shkak të pluhurit. “Po shëmbet gjithçka edhe këtu”, dëgjohet në një farë pike. LaGanga ecën deri tek Kulla e Veriut, e cila qëndronte akoma në këmbë. Operatori arrin të filmojë atë që shumë shpejt do të shndërrohet në “Pika Zero”. Më pas në video shfaqet edhe shembja e kullës së dytë, dhe njerzit që vrapojnë në krah të kundër me LaGanga, i cili qëndron pa lëvizur deri sa përfshihet nga re pluhuri që merr përpara çdo gjë që i del përpara. Gjithçka bëhet zi, operatori kollitet, dhe gati sa nuk mbytet. Pasi zbehet ngjyra e zezë shikohen njerëz që janë mbuluar plotësisht nga pluhuri I bardhë. Në këto sulme terroriste humbën jetën 2996 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!