Kongresi amerikan miratoi heqjen e embargos disa vjecare të armëve ndaj Qipros, duke i dhënë një sinjal të qartë sfide Turqisë. Masa u miratua nga senati amerikan si pjesë e një projektligji për shpenzimet në fushën e mbrojtjes.
Tashmë ligji është në pritje të firmës së presidentit amerikan Tramp. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur një embargo për ishullin në vitin 1987 me objektivin për të ndaluar një garë armatimesh dhe për të mbështetur nga ana tjetër një marrëveshje paqësore mes mazhorancës greke dhe minoritetit turk. Kritikët mendojnë se masa e marrë nuk ishte frytdhënëse pasi Qipro u detyrua të kërkojë partner të tjerë ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, ka vendosur forcat e saj ushtarake në very të Qipros që nga koha e pushtimit nnë vitin 1974.
Senatori demokrat Robert Menendez dhe kolegu i tij republikan Markjo Runio, promovuesit e kësaj iniciative, theksuan se qëllimi është nxitja e një bashkëpunimi më të madh mes Qipros, Greqisë dhe Izraelit.
Ndërkohë ministria e jashtme turke ka reaguar menjëherë duke thënë se heqja e embargos për shitjen e armëve Republikës së Qipros, do të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm në rajon. Ankara akuzon Uashingtonin se ky vendim do të pengojë përpjekjet për një zgjidhje të cështjeve mes Qipros dhe Turqisë./abcnews.al