Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se anija ruse “Moskava”, që është fundosur në Detin e Zi, u godit nga dy raketa të ushtrisë Ukrainase. Lajmin e bën të ditur një zyrtar i lartë amerikan i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Kievi thotë se raketat e tyre goditën anijen, por Rusia vijon ende që të mos pranojë asnjë lloj sulmi. Sipas tyre, anija kryesore e flotës u fundos pas një zjarri që bëri që të shpërthenin municionet në bord.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se ata e goditën Moskën me raketa Neptun të prodhuara në vend. Një armë kjo e krijuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, që rriti kërcënimin detar ndaj Ukrainës në Detin e Zi. /abcnews.al/