Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë bërë me dije se po planifikojnë të pranojnë deri në 100,000 ukrainas që ikin nga pushtimi rus.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një burim ka theksuar se këto janë planet e autoriteteve amerikane por deri më tani nuk është e qartë sesi do të funksionojë kjo përpjekje , përfshirë udhëtimin dhe logjistikën e imigracionit.
Jo të gjithë ukrainasit e pranuar do të vijnë përmes programit të refugjatëve të SHBA-së, tha një zyrtar i administratës së Biden.
Të tjerët do të vijnë me viza familjare ose me një proces tjetër të njohur si lirim me kusht humanitar./abcnews.al