SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në pritje të uraganit “Dorian”

schedule09:10 - 3 Shtator, 2019

schedule 09:10 - 3 Shtator, 2019

Në Shtetet Amerikane të Floridës, Xhorxhias, Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, në pritje të uraganit Dorian. Në shumë pjesë të Karolionës së Veriut evakuimi i banorëve është bërë i detyrueshëm, para goditjes nga dallgët dhe erërat e stuhisë.

Orët e fundit, uragani “Dorian” la 5 viktima në ishujt Bahamas, ndërsa ka shkaktuar një shkatërrim të paprecedentë.

Sipas kryeministrit të ishujve, Hubert Minis, rreth 13 mijë shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar nga uragani. Gjithashtu, ujërat që kanë vërshuar, vëllimi i të cilave është në rritje, kanë marrë përpara automjete dhe kanë shkulur pemë nga vendi.

Si stuhi e kategorisë 5, kur goditi Bahamas, ajo ishte e dyta më e fuqishme në historinë e stuhive të Atlantikut.

Sot në mëngjes forca e uraganit është ulur në stuhi të kategorisë 3, me erë me shpejtësi 125 milje në orë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!