Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Garda Kombëtare i jep fund mbrojtjes së Kapitolit

schedule07:27 - 25 Maj, 2021

schedule 07:27 - 25 Maj, 2021

Pas pesë muajsh qëndrim në mbrojtje të Kapitolit pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit, trupat e Gardës Kombëtare amerikane po largohen nga Uashingtoni. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin falënderoi ushtarët dhe pjesëtarët e forcës ajrore që ndihmuan policinë e Kapitolit dhe autoritetet lokale për të përforcuar masat e sigurisë pas ngjarjes së dhunshme.

“Këta ushtarë mbrojtën jo vetëm ndërtesat, por edhe ligjvënësit që punojnë atje, duke siguruar që puna e tyre të vazhdonte pa ndërprerje. Ata respektuar betimin e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën,” ka thënë Austin.

Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve në Pentagon se rreth 1.000 trupa do të largohen në ditët e ardhshme./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!