SHBA fillon tërheqjen e trupave nga Afganistani

schedule14:05 - 10 Mars, 2020

schedule 14:05 - 10 Mars, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar tërheqjen fillestare të trupave, nga Afganistani. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar amerikan. Mediat e huaja shkruajnë se SHBA ka nisur planet për të ulur numrin e forcave në vend. Tërheqja është pjesa e parë e një marrëveshje të nënshkruar më 29 shkurt në Doha nga SHBA dhe rebelët.

Gjithashtu “Associated Press” shkruan se tërheqja vjen pas përplasjes së dy liderëve të Afganistanit. Mosmarrëveshja e krijuar mes Presidentit, Ashraf Ghani dhe rivalit të tij Abdullah Abdullah mund të sjellë kërcënime dhe rrezik për përhapje të dhunës.

Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper bëri të ditur se e kishte miratuar fillimin e tërheqjes dhe se trupat që do të largoheshin nuk do të zëvendësoheshin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!