Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA evakuon personelin diplomatik nga Ukraina

schedule12:51 - 12 Shkurt, 2022

schedule 12:51 - 12 Shkurt, 2022

Shtetet e Bashkuara urdhëruan të shtunën një pjesë të personelit diplomatik në Ukrainë të largoheshin nga vendi mes paralajmërimeve për një pushtim rus.

“Pavarësisht reduktimit të stafit diplomatik, kolegët tanë të përkushtuar ukrainas dhe stafi i Departamentit të Shtetit në mbarë botën do të vazhdojnë të ndjekin përpjekjet diplomatike për sigurinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit, tha ambasada amerikanë në Kiev tha në një postim në Twitter.

Rusia gjithashtu ka filluar të tërheqë një pjesë të stafit të saj  në Ukrainë, duke shprehur shqetësimin e sfidave nga autoritetet ukrainase ose nga “vendet e treta”.

“Duke pasur frikë nga sfidat e mundshme nga regjimi i Kievit apo nga vendet e treta, ne vendosëm të tërheqim një pjesë të stafit tonë në Ukrainë”, tha diplomati rus në një deklaratë.

Në 24 orët e fundit janë intensifikuar skenarët e një pushtimi rus, pas paralajmërimeve të SHBA-së për veprime ushtarake nga Moska edhe para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore. Pala ruse, si zakonisht, i mohoi këto akuza, duke folur për dezinformata të qëllimshme, raporton abcnews.al

“Histeria e Shtëpisë së Bardhë është më e qartë se kurrë, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në llogarinë e saj në Telegram, duke shtuar se për Shtetet e Bashkuara, “provokimet, dezinformatat, kërcënimet janë  mënyra e  preferuar për të zgjidhur problemet”.

Nga ana e tij, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për çdo ngjarje pavarësisht nëse Moska zgjedh diplomacinë apo përshkallëzimin”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!