Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se SHBA është ende në pritje të një përgjigjeje nga grupi militant Hamas ndaj propozimit të armëpushimit të Izraelit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden të premten.
“Ne presim një përgjigje nga Hamasi përmes ndërmjetësve të Katarit”, tha Sullivan dhe njoftoi se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Ëilliam Burns do të bisedojë në Katar me ndërmjetësit për propozimin e armëpushimit.
Katari është ndërmjetësi në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin dhe të martën i paraqiti Hamasit një propozim që përfshin tre fazat e paraqitura nga Biden.
Një zëdhënës i Hamasit vuri në dukje të martën se grupi nuk mund të pajtohet me asnjë marrëveshje nëse Izraeli nuk angazhohet për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë nga Gaza.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme derisa Hamasi të shkatërrohet.
Plani i paraqitur nga Biden të premten u mbështet nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Kanadaja dhe Italia, ndërsa Jordania, Arabia Saudite, Katari, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit që ta konsiderojnë planin “seriozisht dhe pozitivisht”.
/abcnews.al