SHBA e futi në listë të zezë, qeveria shkëput kontratën me kompaninë e afaristit në veri të Kosovës

schedule16:42 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 16:42 - 17 Dhjetor, 2021

Zëvnedësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se i është shkëputur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve në veri kompanisë RAD D.O.O, që është futur në listën e sanksioneve nga Departamenti amerikan i Thesarit, raporton Gazeta Express.

Durmishi ka shkruar se është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten dy kompanitë tjera.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka shkruar Durmishi.

Në komunikatën për media të Thesarit amerikan mbi sanksionet për grupin e krimit të organizuar në veri është edhe kompania Rad D.O.O e cila kontrollohet nga Radule Steviç.

/ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!