SHBA: Dumani, kampion i antikorrupsionit/ DASH: Goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm

schedule20:09 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 20:09 - 9 Dhjetor, 2024

Shtetet e bashkuara vleresojne me notat me te larta progresin e drejtesise shqiptare dhe vecanerisht te SPAK.

Drejtuesi i Prokurorise se Posacme, Altin Dumani shpallet kampion kundër korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vete sekretari amerikan I shtetit, Antony Blinken I dorezoi cmimin Dumanit ne nje ceremoni ku të pranishëm ishin shume zyrtarë të lartë amerikan.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re. Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme. Sot ai është një nga njerëzit më të besueshëm dhe SPAK institucioni më i besueshëm në Shqipëri.”

Motivi me të cilën u vlerësua Altin Dumani ishte: Njohja e përpjekjes që ka bërë dhe po bën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar si kreu i SPAK në Shqipëri

Blinken pati edhe një mesazh për non-gratat.

“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme sepse ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”.

Ceremonia u bë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit.

Ambasada amerikane ne tirane uroi Dumanin dhe shprehu mbeshtetjen per spak dhe institucioneve te drejtesise.

Prokuroria e Posaccme është bërë institucioni më i besueshëm nga shqiptarët, pasi ka goditur jo vetëm grupe kriminale, por edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë, të cilët drejtësia e dikurshme nuk guxonte t’i prekte.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vijuar me goditjen e korrupsionit, duke zgjeruar listen e zeze ne rajonin e Ballkanit.

Ish-zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, u shpallen non grata. SHBA I akuzon si te përfshirë në korrupsion duke pranuar ryshfet për të ndikuar ne proceset gjyqësore të lidhura me dënimin e Sasho Mijallkov, ish kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë së Veriut.

Lisa e zeze amerikane rihapet vetem disa muaj pasi zyrtare te tjere te larte ne rajon u shpallen non grata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!