SHBA do t’i dhurojë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca vendeve më të prekura, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë.
“Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në përfitim të vendeve të tjera, shkroi në Twitter Andy Slavitt, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër COVID-19.
Vendimi i SHBA për të dhuruar vaksinat AstraZeneca COVID-19 është një hap i rëndësishëm dhe i mirëpritur drejt qasjes së barabartë të vaksinave në të gjithë botën,” tha Dr Carrie Teicher, drejtoreshë e programeve në MSF-USA, në një deklaratë.
Uashingtoni tashmë ka njoftuar marrëveshjet për të dërguar 2,5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në Meksikë dhe 1,5 milionë në Kanada. Vetëm tre vaksina, aktualisht, janë të autorizuara në SHBA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson./abcnews.al