Media serbe: SHBA do të sjellë “sherifë” për të arrestuar politikanët e korruptuar në Ballkan

schedule14:53 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 14:53 - 22 Dhjetor, 2021

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të sjellin një zyrtar special në Ballkan për të monitoruar të gjitha zhvillimet në rajon por duke pasur si objektiv politikanët, shkruan “Republika.rs”.

Me mision luftën kundër korrupsionit, emisari apo “sherifi” siç shkruan gazeta pritet të stacionohet me bazë në Zagreb do të punojë për të disiplinuar dhe ritrajnuar politikanët e pabindur.

Ky mision i quajtur si “Specialja” do të jetë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të presidentit Biden dhe aktiviteti kryesor do të jetë monitorimi i luftës kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi, shkruan Ina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!