Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SHBA do të dërgojë avionë dhe anije luftarake për të garantuar sigurinë në Lindjen e Mesme

schedule08:35 - 18 Korrik, 2023

schedule 08:35 - 18 Korrik, 2023

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë avionë luftarakë F-35 dhe F-16 si dhe një tjetër anije luftarake në Lindjen e Mesme, për të garantuar sigurinë në Gjirin Persik. Në maj, Shtëpia e Bardhë njoftoi se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmerrte një sërë veprimesh por nuk specifikoi se çfarë do të përfshinin ato.

“Pentagoni po rrit praninë dhe aftësitë tona në zonën ngushticën e Hormuzit dhe ujërat përreth”, tha zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes Sabrina Singh në një konferencë për shtyp.

Aktualisht është e paqartë se ku do të vendosen saktësisht avionët luftarakë  dhe për sa kohë do të qëndrojnë në zonë. Në fillim të këtij muaji, Marina e SHBA-së tha se kishte ndërhyrë për të parandaluar Iranin të kapte dy cisterna nafte në Gjirin e Omanit.



Ka pasur sulme ndaj anijeve në Gjirin Persik që nga viti 2019, në kohë tensionesh mes SHBA-së dhe Iranit. Një e pesta e prodhimit botëror të naftës bruto dhe produkteve të naftës kalon përmes ngushticës së Hormuzit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!