Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në favor të një projektligji që urdhëron Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së të publikojë të gjitha dosjet të Jeffrey Epstein.
Bëhet fjalë për mijëra faqe dokumente në lidhje me ish-financierin e dënuar për trafikim dhe abuzim seksual, i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2019.
Ky projektligj pati 427 vota pro, me një përfaqësues që votoi kundër.

