SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve bllokon projektligjin e senatit për ndihmën ndaj Ukrainës

schedule07:36 - 13 Shkurt, 2024

schedule 07:36 - 13 Shkurt, 2024

Presidenti republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, e bëri të qartë të hënën se ky organ i Kongresit Amerikan nuk do të votojë projektligjin të negociuar nga demokratët dhe republikanët në Senat, i cili parashikon në mënyrë specifike dhënien e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën.

“Akti i Ndihmës së Jashtme është i heshtur për problemin më urgjent me të cilin përballet vendi ynë,” tha Johnson në një deklaratë, duke iu referuar krizës së emigracionit në kufirin SHBA-Meksikë.

Projektligji i Senatit parashikon një shpenzim shtesë prej 95 miliardë dollarësh. Për këtë çështje ka pasur debat në Kongres prej muajsh mes republikanëve dhe administratës së presidentit demokrat Joe Biden.

Republikanët po kërkojnë një politikë shumë më të ashpër të imigracionit dhe azilit në SHBA, në mënyrë që të bien dakord për ndihmë të re për Kievin. Dhe në mungesë të një amendamenti nga senati, “Dhoma e Përfaqësuesve do të vazhdojë të punojë e vetme për këto çështje të rëndësishme”, shtoi kryetari Johnson në deklaratën e tij.

“Dhoma ka punuar për dhjetë muaj për të miratuar ndryshimin e politikës me Aktin e Sigurisë Jashtë Kufijve, por Senati ka dështuar.”, tha Johnson duke nënvizuar se nuk kishte marrë “ndonjë ndryshim të rëndësishëm” nga Dhoma e Lartë e Kongresit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!