Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi komentoi për ‘War Report’ zhvillimet e fundit në frontin e paqes mes Izraelit dhe Gazës. Sipas tij, garantuesi i vetëm i marrëveshjes është SHBA dhe kjo u dëshmua nga prezenca e Trump atje. Më tej, Kamberi tha se plani i paqes ndodhet në fazën paraprake të zbatimit të saj.
“Vetë marrëveshja e paqes tashmë po synohet të ketë një garantues që është SHBA. Kjo u dëshmua nga prezenca e Trump. Është synuar të ketë një prani të vendeve arabe, po shikohet një zhvendosje ku Egjipti është vendi kryesor. Ndërsa dy aktorë të tjerë janë Turqia dhe Katari që marrin një peshë të re.
Trump u përpoq të ruajë një baralargësi duke përfshirë Katar dhe Egjiptin, negociatat që janë bërë tregon që ata po synojnë që faza post konfliktit të zgjidhet. Po zbatohet marrëveshja e armëpushimit, ndërsa për peshën e Tony Blair duhet të përmendim se ai ka qenë një prej drejtuesve të strukturës së vitit 2001 dhe ka ndërmjetësuar më pas këtë kuartet. Vetë roli dhe pesha e Anglisë duke nisur që nga krijimi i shtetit të Izraelit tregojnë një lloj kujdesi. Historia rikthehet në një formë apo tjetër.” / abcnews.al /

