Kanadaja ishte e para që kishte siguruar një biletë për në “Katar 2022”, ndërsa pas e ndjekin Meksika dhe ShBA-të. Meksika bëri detyrën kundër El Salvador në ndeshjen e fundit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Antuna e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërsa Jimenez me penallti i mbylli llogaritë ndaj kombëtares modeste dhe për Meksikën nisi festa.
ShBA e mbyllën me humbje. Kosta Rika i mposhti me rezultatin 2-0 dhe mbeti në vendin e katërt, për shkak të golaverazhit. Vargas dhe Contreras i shënuan golat në fillimin e pjesës së dytë.
ShBA shkojnë në Botëror, kurse Kosta Rika ka një shans të dytë në “play-off”-in ndërkontinental, pasi do përballet me Zelandën e Re për një biletë në “Katar 2022”. / abcnews.al