Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili vijojnë të jenë vendet me përhapjen më të larta të koronavirusit. Statistikat e fundit tregojnë se këto dy shtete vijojnë që të kenë statistikat me mbi 1000 të vdekur nga koronavirusi në ditë.
Brenda 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47 000 raste të reja me koronavirus dhe 1 200 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 44 000 raste të reja dhe mbi 1 300 të vdekur.
Kalifornia, Florida dhe Teksasi kanë regjistruar shumicën e rasteve të reja në SHBA. Ndërkohë deri më tani në SHBA nga 5.5 milion të prekur me Covid kanë humbur jenë 173 000 mijë persona.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India është aktualisht e treta për nga numri i të prekurve me koronavirus, 2.7 milionë dhe gati 53,000 të vdekur, derisa Rusia renditet e katërta me 935,000 të infektuar dhe afro 16,000 të vdekur./abcnews.al