SHBA dhe BE përshëndesin arrestimin e Klement Balilit

schedule17:18 - 15 Janar, 2019

schedule 17:18 - 15 Janar, 2019

Në një reagim lidhur me vënien në pranga të Balilit, Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzon Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.

“Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE- thuhet ne reagim. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar” – përfundon deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë.

Edhe zyra e BE në Tiranë ka reaguar për këtë çështje. Ambasadori Luixhi Soreka shkroi në Tëiter “Klement Balili prapa hekurave është një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet kyç për BE-në në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian“– mbyllet mesazhi i ambasadorit te BE. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!