Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe BE mesazh në Ditën Botërore të Lirisë së Medias

schedule09:43 - 3 Maj, 2021

schedule 09:43 - 3 Maj, 2021

Në Ditën Botërore të Lirisë Së Shtypit ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim shprehet se SHBA mbështet lirinë e shtypit si edhe sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Po ashtu Kim thekson se Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione të faktuara e të sakta të cilat sigurohen nga media të pavarura.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Soreca thotë se liria e shtypit është një gur themeli i shoqërisë dhe se mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm.

Gjithashtu edhe Ambasada e SHBA ka dhënë një mesazh, ndërsa thekson se media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla e të qëndrueshme.

“Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme. Gazetaria ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!