SHBA dhe BE drejt përdorimit të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

schedule12:39 - 20 Maj, 2024

schedule 12:39 - 20 Maj, 2024

Shtetet e Bashkuara dhe Europa po bashkohen rreth një plani për të përdorur asetet e ngrira ruse për t’ia dhënë Ukrainës që do të përdoret për ndihmë ushtarake dhe ekonomike, duke i ofruar vendit një mundësi shpëtimi prej miliarda dollarësh. Kështu shkruan Neë York Times duke cituar sekretaren amerikane të Thesarit.

Janet Yellen shpjegoi se disa opsione mbeten në tryezë për përdorimin e 300 miliardë dollarëve.

Por ajo tha se ideja më e mirë është që vendet e G7 t’i japin një kredi Kievit të mbështetur nga fitimet dhe interesat e fituara në asetet ruse të ngrira në Europë. Ministrat e financave të G7 do të takohen në Itali këtë javë me shpresën për të finalizuar një plan që ata mund t’ua dorëzojnë krerëve të shteteve përpara samitit të liderëve në qershor.

“Unë mendoj se shohim interes të konsiderueshëm midis të gjithë partnerëve tanë për një formë kredie që mund të na ndihmojë,” tha Yellen.

“Do të gjeneronte një sasi fillestare të konsiderueshme që do të ndihmonte në plotësimin e nevojave që ne presim që Ukraina të ketë si ushtarakisht ashtu edhe në rindërtimin e vendit.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!