SHBA dhe Ballkani Perëndimor/ Paskal Milo analizon “filozofinë Trump”: Ja si mund t’i zgjidhë konfliktet në rajonin tonë

schedule21:22 - 3 Korrik, 2025

schedule 21:22 - 3 Korrik, 2025

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjidhjen politike mes Kosovës dhe Serbisë mund ta çojnë përpara përmes diplomacisë, dhe jo forcës, siç ndodhi në Lindjen e Mesme.

Kështu u shpreh historiani Paskal Milo, i cili deklaroi në “Real Story” se mund të ketë deklarata të forta nga SHBA, por nuk do jenë imponuese.

“Në rajonin tonë… Dihet që politika amerikane gjatë këtyre viteve i ka kushtuar më pak vëmendjen BP seç ka bërë më përpara, kishte gjetur një lloj ekuilibri për ti mbajtur gjërat dhe ecur pa shumë impenjim në zgjidhjen e sfidave.

Tani me presidentin Trump, që tregon që është atipik si president, që para së gjithash ai përdor atë forcën, përdorimin e forcës në zgjidhjen e problemeve të mëdha ndërkombëtare dhe Trump e tregoi se i përdori me sukses në dy raste. Çdo bëjë me Ballkanin perëndimor?

Unë besoj se do përpiqet të gjejë një zgjidhje, por jo një zgjidhje, që mund të imponohet me forcë. Ai do të përpiqet të kombinojë diplomacinë me deklaratat e tij, që janë paralajmëruese, por jo për të shkuar më tej siç ndodhi në Lindjen e Mesme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!