SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme

schedule09:48 - 22 Tetor, 2023

schedule 09:48 - 22 Tetor, 2023

SHBA ka dërguar sistemet raketore THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) dhe më shumë Patriots në Lindjen e Mesme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në përgjigje të sulmeve të fundit kundër trupave amerikane në rajon.

“Pas diskutimeve me Presidentin Biden në lidhje me veprimet e përshkallëzuara së fundmi nga Irani dhe forcat aleate në Lindjen e Mesme, unë sot urdhërova një sërë masash shtesë për të forcuar më tej pozicionin” e SHBA-së në rajon, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në një deklaratë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes njoftoi gjithashtu se ka vënë në gatishmëri forca të tjera ushtarake, për ti vendosur në rajon nëse është e nevojshme. Megjithatë, ai nuk u fut në detaje për numrin e ushtarëve amerikanë.

/abcnews.al