SHBA dërgon diplomatët e mbetur në Ukrainë në Poloni “për arsye sigurie”

schedule03:29 - 22 Shkurt, 2022

schedule 03:29 - 22 Shkurt, 2022

Sekretari  amerikan i Shtetit, Antony Blinken sapo ka konfirmuar se për arsye sigurie stafi i mbetur diplomatik amerikan i vendosur në Lviv të Ukrainës do të kalojë natën në Poloni. Personeli ishte zhvendosur tashmë nga kryeqyteti i Ukrainës Kievi në qytetin perëndimor të Lviv.

Blinken thotë se ata do të kthehen rregullisht për të vazhduar punën e tyre në Ukrainë dhe për të ofruar shërbime konsullore emergjente raporton “BBC”. Angazhimi i SHBA-së ndaj Ukrainës tejkalon çdo vend, tha kryediplomati i SHBA-së.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!