Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 3,000 trupa shtesë në Poloni gjatë ditëve në vijim, në një përpjekje për të mbrojtur aleatët e NATO-s, sipas disa zyrtarëve amerikanë ndërsa Rusia kryen stërvitje në Bjellorusi dhe Detin e Zi.
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se trupat shtesë ishin pjesë e Brigadës së 82-të Ajrore dhe jo nga forcat amerikane që ishin vendosur në Europë.
Ndihma vjen si shtesë e 8,500 trupave tashmë në gatishmëri që do të vendosen në Europë nëse është e nevojshme dhe 3,000 trupave amerikane që Uashingtoni ka premtuar se do të dërgojë në Poloni dhe Rumani.
/abcnews.al