SHBA, demokratët “shpërthejnë” ndaj Prokurorit të Përgjithshëm

schedule22:45 - 2 Maj, 2019

schedule 22:45 - 2 Maj, 2019

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë shpërthyer ndaj prokurorit të përgjithshëm, duke e akuzuar atë se ka gënjyer Kongresin. Për demokratët, që kontrollojnë shumicën e Dhomës së Ulët, kjo sjellje e numrit një të akuzës përbën një krim.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Nensi Pelosi ka akuzuar prokurorin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Uilliam Berr, se ka gënjyer Kongresin. Komentet e saj erdhën një ditë pasi Berr dëshmoi në një panel të Senatit mbi raportin e hetuesit të posaçëm të çështjes “Rashagejt”, Robert Myler. “Ai gënjeu Kongresin dhe nëse dikush e bën këtë, atëherë duhet të konsiderohet një krim.

Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi Pelozi. Akuzat e shefes së demokratëve vijnë pas deklaratës së kryeprokurorit Berr se, nuk ishte në dijeni për ndonjë ankesë që Myler kishte për prezantimin e përmbledhjes së raportit të tij në vetëm 4 faqe. Zoti Myler i kishte shkruar një letër zotit Berr ku i thoshte se përmbledhja kishte mungesë të theksuar të kontekstit të hetimit.

“Këtu nuk bëhet fjalë për çështje teknike. Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara nuk i ka thënë të vërtetën Kongresit dhe kjo është një krim”, tha më tej Pelozi.

Por një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë u përgjigj duke thënë se, akuzat e zonjës Pelozi janë të pabaza. Kryeprokurori Berr është përballur me pyetje të shumta lidhur me vendimin e tij për të çliruar presidentin Donald Trump nga akuza për pengimin e drejtësisë. Këtë të enjte ai refuzoi të dëshmonte në komisionin gjyqësor të Kongresit, të udhëhequr nga demokratët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!