Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, demokratët kundërshtojnë propozimin e republikanëve për reformën në polici

schedule12:11 - 25 Qershor, 2020

schedule 12:11 - 25 Qershor, 2020

Një votim i rëndësishëm mbi reformën në polici dështoi  në senat, pasi demokratët  kritikuan legjislacionin si një përgjigje jo adekuate ndaj thirrjeve mbarëkombëtare për të adresuar sjelljet e padrejta të policisë dhe pabarazive raciale.

Ligjvënësit amerikanë kanë punuar me vrull për të hartuar një legjislacion që do të trajtonte kërkesat për  pabarazitë raciale. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate pritej të votonte këtë javë për projektligjin, por përpjekjet për të miratuar propozimin nga senatori i vetëm afro-amerikan nga radhët e republikanëve, Tim Scott, duket se ka penguar reformën.

Udhëheqësi i pakicës në senat, Chuck Schumer tha të mërkurën pak përpara votimit në senat se demokratët nuk do të mund të shpëtonin projektligjin.

“Fakti është se projektligji ka mangësi të mëdha, thelbësore dhe të paqëndrueshme, dhe nuk mund të shërbejë si një pikënisje e dobishme për një reformë të mirëfilltë”, tha ai. Nëse do të kishin votuar për ta çuar përpara debatin mbi projektligjin, demokratët do të kishin mundësinë të ofronin amendamente për përmirësimin e tij. Në një letër të martën drejtuar senatorëve republikanë, Schumer dhe senatorët e tjerë demokratë parashtruan pesë pika shqetësimi për legjislacionin.

Demokratët thanë se ata kundërshtonin projektligjin për të vendosur masa përgjegjësie dhe transparence në departamentet e policisë. Në letër, demokratët gjithashtu theksuan se akti i drejtësisë “nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund praktikave të dhunshme të policisë.

Senatori Tim Scott tha se shqetësimet e demokratëve për legjislacionin mund të ishin trajtuar pas avancimit të projektligjit në fazën e debatit. “Përgjigja ime ishte e thjeshtë,” tha senatori Scott gjatë diskutimit në senat në momentet para votimit. “Atëherë të realizojmë pesë ndryshime për ato gjëra. Nëse mund të marrim votat në të dyja dhomat e Kongresit, ne duhet t’i përfshijmë ato në legjislacion. Unë jam takuar me senatorë të krahut tjetër (demokratë), të cilët thanë se janë pesë gjëra për të cilat ata duhet të bisedojnë.

Udhëheqësi i shumicës në senat, Mitch McConnell e quajti propozimin e senatorit Scott “një plan të drejtpërdrejtë bazuar në fakte, të dhëna dhe përvojë reale. Ai përqendrohet në përmirësimin e përgjegjshmërisë dhe rikthimin e besimit

Demokratët kishin bërë thirrje që McConnell ta hidhte për votim në senat legjislacionin për reformën në polici përpara se ligjvënësit të largoheshin nga qyteti për një pushim dy-javor për Ditën e Pavarësisë (që është më 4 korrik). Ligjvënësit nuk do të kenë shumë kohë për të arritur një marrëveshje për legjislacionin. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të jenë prezent  vetëm për disa javë në korrik përpara se të fillojnë pushimin tradicional të verës që zgjat deri në javën e parë të shtatorit. Shanset për të miratuar një ligj ambicioz për këtë temë kaq të diskutueshme do të jenë shumë të vogla pasi në vjeshtë ligjvënësit do të zhvendosin vëmendjen e tyre  në zgjedhjet presidenciale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!