Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington.
Dëbimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj “dëbimit të dy diplomatëve të Ambasadës së SHBA-së në Moskë”, tha një zëdhënës, shkruan CNN.
Ai shtoi se në këtë formë Departamenti amerikan i Shtetit në mënyrë reciproke ka dëbuar dy “zyrtarë të ambasadës ruse që vepronin në Shtetet e Bashkuara”.
“Departamenti nuk do të tolerojë modelet e ndjekura nga qeveria ruse për ndjekjen e diplomatëve tanë”.
“Veprimet e Departamentit dërgojnë një mesazh të qartë se veprimet e papranueshme kundër personelit të ambasadës sonë në Moskë do të kenë pasoja”, pohoi ai.