SHBA, De Niro përfundon në rrethin e kërcënimeve me bombë në postë

schedule17:06 - 25 Tetor, 2018

schedule 17:06 - 25 Tetor, 2018

Edhe aktori i njohur Robert De Niro ka përfunduar në rrethin e kërcënimeve me pako bombë në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, presidenti Trump ka dënuar aktet ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Një pako e dyshimtë, e ngjashme me ato të dërguara në godinën e CNN dhe zyrtarëve të lartë demokratë përfshirë ish presidentin Barack Obama dhe ish sekretaren e shtetit Hillary Clinton, është dërguar në Nju Jork në restorantin në pronësi të aktorit të njohur Robert De Niro. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane. Duke cituar burime policore, NBC thotë se një pako mbërriti në “Tribeca Grill” mëngjesin e së enjtes. Nëse lidhen me pakot bombë të tjera, do të jetë e teta pajisje shpërthyese që dërgohet në adresë të një kritiku të presidentit amerikan Donald Trump.

De Niro është një kundërshtar shumë i zëshëm i Kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe e ka quajtur atë “faktekqësi kombëtare”. Departamenti i policisë së Nju Jorkut tha se ndërtesa e restorantit ishte bosh në kohën kur mbërriti pakoja e dyshimtë. Alarmi për serinë e bombave filloi të hënën, kur pajisje shpërthyese u dërguan në disa lokacione në NJu Jork, Uashington dhe Florida, njftojnë autoritetet amerikane.

E para u gjet në afërsi të shtëpisë së biznesmenit Xhorxh Soros, një kontribues kryesor financiar i Demokratëve. Ndërkohë, FBI ha nisur një hetim për këto ngjarje për të zbuluar personin apo personat që I dërgojnë. Nga ana tjetër, Trump tha se vënia në shënjestër e figurave politike amerikane dhe një rrjeti televiziv me paisje shpërthyese është “e neveritshme” dhe “e përçmueshme” dhe nuk ka vend në skenën politike amerikane. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai nënvizoi se ishte “jashtëzakonisht i indinjuar” për dërgimin e pakove të dyshimta shpërthyese mediave dhe figurave të tjeta politike dhe publike që kanë kritikuar presidencën e tij. Trump tha se “veprime ose kërcënime për dhunë politike nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!