SHBA, çifti shqiptar humb jetën në aksident

schedule23:41 - 10 Korrik, 2019

schedule 23:41 - 10 Korrik, 2019

Një person është arrestuar ditën e sotme, për një ngjarje tragjike të ndodhur në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vdekur një çift nga Pogradeci, përkatësisht Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeç.  Donald Kumar Davis, 29 vjeç, mësohet se ka shtypur me makinë çiftin shqiptar ndërsa dilnin nga banesa e tyre. Shkaku i aksidentit sipas autoriteteve ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 29 vjeçari.

Muhamet Oparaku kishte emigruar drejt SHBA-ve bashkë me bashkëshorten e tij përpara pak vitesh. Oparaku kishte qenë me detyrë shef policie në Pogradec por ishte tërhequr dhe më pas kishte emigruar.

Çifti të cilët mbetën viktima të këtij aksidenti kishin dashur që banesa e tyre e fundit të ishte në Shqipëri. Familjarët e tyre kanë nisur një fushatë për mbledhjen e të hollave, në mënyrë që të bëjnë të mundur plotësimin e dëshirës së tyre të fundit, pra të prehen në atdheun e tyre, në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!