SHBA bllokon “Snake”, mjetin më të sofistikuar të spiunazhit rus

schedule08:30 - 10 Maj, 2023

schedule 08:30 - 10 Maj, 2023

I përdorur kundër NATO-s gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë bllokuar një rrjet spiunazhi të quajtur “Snake”, të cilin, sipas Uashingtonit, shërbimet ruse FSB e kanë përdorur disa herë kundër vendeve të aleancës.

“Falë një operacioni të teknologjisë së lartë, agjencitë e zbatimit të ligjit amerikan kanë bllokuar një nga rrjetet më të sofistikuara të spiunazhit kibernetik rus”, tha zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA Lisa Monaco.

FBI-ja eliminoi një rrjet kompjuterash dhe pajisjesh elektronike të hakuara nga FSB, të cilat Moska dyshohet se i përdori për gati 20 vjet, për të spiunuar dhe mbledhur informacione nga të paktën 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Operacioni i lejoi autoritetet amerikane të bllokonin aksesin e agjentëve rusë në kompjuterët e vendosur në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet gjyqësore amerikane shpjeguan se hakerët rusë, që i përkasin një grupi të njohur si “Turla”, përdorën pajisjet për të hyrë dhe mbledhur informacione të ndjeshme, përfshirë natyrën diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, nga një vend tjetër i NATO-s i specifikuar dhe nga aleatët e grupin “Five Eyes”: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!