SHBA, bllokada e re “troket në derë”

schedule22:45 - 11 Shkurt, 2019

schedule 22:45 - 11 Shkurt, 2019

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të përfshihen nga një tjetër bllokadë pas asaj që zgjati 35 ditë e që i kushtoi ekonomisë amerikane 11 miliardë dollarë. Këtë herë, bisedimet mes demokratëve dhe republikanëve kanë ngecur në çështjen e emigrantëve të paregjistruar.

Bisedimet politike në Shtetet e Bashkuara lidhur me sigurinë kufitare janë bllokuar, duke bërë sa më reale gjasat për një tjetër bllokadë qeveriitare. Negociatorët shpresonin të arrinin një marrëveshje ditën e hënë, për t’i dhënë Kongresit kohë për të votuar legjislacionin deri të premten, kur marrëveshja që zhbllokoi përkohësisht ngërçin federal përfundon.

Palët mbeten të ndara sa i takon numrit të emigrantëve të paregjistruar që mund të burgosen dhe për financimin e kërkuar nga presidenti Trump për murin me Meksikën. Bllokada e kaluar, e cila zgjati 35 ditë, ishte më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara. Disa qindra mijëra punonjës federalë u pezulluan, ndërsa të tjerë nga shërbimet kyçe, si ai mjekësor, kontrolli ajror dhe forcat e rendit, punuan pa pagë mujore.

E gjithë bllokada llogaritet t’i ketë kushtuar ekonomisë amerikane 11 miliardë dollarë. Ende është e paqartë se si negociatorët po përpiqen të arrijnë një marrërveshje, por mes palëve priten takime të mëtejshme. 17 ndërmjetësit, nga republikanët dhe demokratët, si nga Senati dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve po përpiqen të gjejnë një akord mbi sigurinë kufitare, e cila më pas duhet të votohet nga Kongresi, ku demokratët kanë shumicën.

Ngërçi i fundit duket se është përqendruar tek kërkesa e demokratëve për të kufizuar numrin e emigrantëve të paregjistruar që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, të cilët mund të arrestohen nga Agjencia për Emigracionin dhe Doganat. Me një seri postimesh në Tëitter ditën e hënë, presidenti Donald Trump deklaroi se demokratët duhet të çlirohen nga komplekset, duke e cilësuar kërkesën e tyre një “çmenduri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!