Të paktën 14 fansa të Backstreet Boys kanë përfunduar në spital pasi një stuhi rrëzoi një pjesë të strukturës ku do të mbahej një conkert i bandës së njohur muzikore. Ngjarja ka ndodhur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara. Stafi kishte nisur evakuuimin e spektatorëve duke parë kushtet e këqija të motit por rreth 150 persona, të cilët qëndronin në radhë, nuk kishin dëgjuar paralajmërimet. Ata prisnin aty pavarësisht se shiu ishte shumë i dendur dhe erërat shkonin deri në 130 kilometra në orë. Përpara incidentit, banda muzikore kishte njoftuar se do të zhvillonte një koncert përpara rreth 12 mijë fansave. Por më pas lajmëroi se koncerti është anulluar për shkak të stuhisë dhe personave të lënduar./abcnews.al
SHBA/Bie një pjesë e strukturës së një koncerti, 14 të plagosur
schedule15:55 - 19 Gusht, 2018
schedule 15:55 - 19 Gusht, 2018