Forcat Ajrore të SHBA-së këtë të enjte ka publikuar pamje që tregojnë momentin kur avionët luftarakë rusë fluturojnë në mënyrë të rrezikshme pranë disa dronëve amerikanë mbi Siri, duke qëlluar flakë dhe duke detyruar MQ-9 Reapers të ndërmarrin manovra evazive.
Përmes një deklarate për mediat Forcat Ajrore të SHBA theksojnë se këto ngjarje përfaqësojnë një nivel të ri të veprimit joprofesional dhe të pasigurt nga forcat ajrore ruse që veprojnë në Siri.
Ndër të tjera gjenerali Alexus Grynkewich ka thënë se në kohën e incidentit, SHBA po kryente një mision kundër objektivave të Shtetit Islamik.
“Aeroplanët rusë shfaqën sjellje të pasigurta dhe joprofesionale gjatë ndërveprimit me avionët amerikanë në Siri”, ku thekson se veprime të tilla kërcënojnë sigurinë e forcave amerikane dhe ruse.
“Ne u bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që të ndalojnë këtë sjellje të pamatur dhe t’u përmbahen standardeve të sjelljes që priten nga një forcë ajrore profesionale, në mënyrë që të vazhdojmë të përqendrohemi në humbjen e qëndrueshme të ISIS”, është shprehur gjenerali amerikan./abcnews.al