SHBA akuzon katër ushtarë rusë për kryerje të krimeve të luftës

schedule11:24 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 11:24 - 7 Dhjetor, 2023

Katër rusë janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara për krime lufte, nën dyshimet se kanë torturuar një shtetas amerikan që jeton në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se shtetasi amerikan ka jetuar në Ukrainë prej vitit 2021, dhe nuk ka luftuar e as nuk ka marrë pjesë në luftë, shkruan REL.

Ai është mbajtur për 10 ditë në prill të vitit 2022, dhe dyshohet se kanë qenë subjekt i rrahjeve dhe talljeve për ekzekutim.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë këso akuzash, lidhur me luftën që zhvillon Rusia në Ukrainë.

Dy prej burrave të akuzuar janë identifikuar si oficerë komandues, Suren Seiranovich Mkrtchyan dhe Dmitry Budnik.

Dy tjerët janë ushtarë me emrat Valerii dhe Nazar, mirëpo mbiemrat e tyre nuk dihen, sipas dokumenteve të gjykatës.

Teksa i ka bërë publike aktakuzat, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka thënë se ky është “hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies për luftën ilegale të regjimit rus në Ukrainë”.