SHBA: 920 mijë USD për burgjet shqiptare ku mbahen kriminelët e mëdhenj

schedule10:59 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 10:59 - 13 Dhjetor, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin Shqipërinë për reformën e Burgjeve. Mbështetja do të jetë financiare, me një shumë fillestare prej 920 mijë dollarësh. Qëllimi është që izolohen kriminelët e rrezikshëm të cilët zhvillojnë aktivitet kriminal edhe pas hekurave.

Në një njoftim për mediat, ambasada e SHBA bëri të ditur se “ka mbërritur në Tiranë Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Julie Craven. Ajo ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri”.

“Me një investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.

Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!