Një 30 vjeçar në Teksas ka vdekur pasi hëngri ostrike. Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes i atribuohet Vibrio Vulnificus, një bakter detar që mund të infektojë njerëzit që hanë butak të papërpunuar ose që notojnë në ujëra të ngrohta dhe kanë një plagë të hapur në trupin e tyre.
Edhe pse është jashtëzakonisht e rrallë të ndodhë, me 150 deri në 200 vdekje të regjistruara çdo vit, hulumtimi i fundit i kryer në Universitetin Atlantik të Floridës raportoi se bakteret “mishngrënëse” Vibrio mund të shkaktojnë vdekjen tek njerëzit që kanë rënë në kontakt me mjedisin detar.
I riu konsumoi vaktin të martën dhe u shtrua në spital dy ditë më vonë, por ndërroi jetë gjatë fundjavës. Ai vuante nga sëmundje themelore dhe kishte probleme shëndetësore, konkretisht me mëlçinë.


