SHBA, 17 akuza të reja kundër Julian Assange

schedule12:43 - 24 Maj, 2019

schedule 12:43 - 24 Maj, 2019

Themeluesi i Uikiliks Julian Asanzh do të përballet me 17 akuza të reja nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse shpallet fajtor ai rrezikon nga 10 vjetë burg për çdo akuzë.

Akuza të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Julian Asanzh, themeluesit të Uikiliks. Ndaj tij janë prezantuar 17 akuza të reja sipas të cilave ai ka planifikuar marrjen dhe publikimin e informacioneve të klasifikuara. Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se veprimet e Asanzh kanë vënë në rrezik të madh sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe kanë favorizuar kundërshtarët e vendit.

Më tej në deklaratën për mediat të Departamentit Amerikan të drejtësisë shkruhet se Asanzh, Uikiliks dhe Mening kishin objektivin e përbashkët për të shkelur ligjin mbi informacionet e rezervuara.

Vendimi i Asanzh për të publikuar emrat e qytetarëve afganë dhe irakienë, gazetarë dhe liderë fetarë që furnizonin me informacione forcat amerikane, i ka ekspozuar këta persona ndaj rreziqeve të mëdha. Nëse Asanzh shpallet fajtor ai rrezikon nga dhjetë vjet burg për çdo akuzë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!