Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit. Pak kohë më parë, dyshja u përfol se janë ndarë por këto thashetheme i hodhi poshtë këngëtarja, teksa shprehu publikisht mbështetjen për albumin e ri të partnerit të saj. Për më tepër, Camila ka qenë gjithmonë një muzë për Mendes.
Këngëtari i “Mercy” ka folur rreth dokumentarit që pritet të publikojë, ku fansat do të shohin një anë tjetër të artistit, pjesë e të cilit do të jetë gjithashtu dhe Camila. 22-vjeçari do të ofrojë si asnjëherë tjetër një vështrim për shikuesit prapa skenave të turneut të fundit botëror, ku interpretoi në Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropë, Azi dhe Australi, si dhe brenda jetës së tij mes betejave me të cilat është përballur.
“In Wonder” pritet të dalë në Netflix në 23 Nëntor. Ndërkaq, këngëtari i “In My Blood” zbulon gjithashtu në dokumentar se çdo këngë që ka shkruar është frymëzuar nga partnerja e tij Cabello. “Kënga ime fillon në radio ose diçka tjetër dhe them:” Gjithçka ka të bëjë me ty. Janë të gjitha, kanë qenë gjithmonë për ty.” Ajo thotë:”Çfarë do të thuash?” “Të gjitha kanë të bëjnë me ty. Çdo këngë që kam shkruar ndonjëherë”. /abcnews.al